Shifrat e aksidenteve në komunikacion që kanë përfunduar me vdekjen e 99 personave, kanë shtyrë Policinë e Kosovës dhe organizatat vendore e ndërkombëtare që të fillojnë një fushatë.
Shifrat e aksidenteve në komunikacion që kanë përfunduar me vdekjen e 99 personave, kanë shtyrë Policinë e Kosovës dhe organizatat vendore e ndërkombëtare që të fillojnë një fushatë me moton’ Mos e bjer punën deri këtu’, fushatë kjo e cila ka të bëjë me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë një konference për media, u tha se qëllimi i këtij aktiviteti të përbashkët që të ndikohet në nivelin e vetëdijesimit të një pjese të qytetarëve që marrin pjesë në komunikacionin rrugorë.
Sheremet Ahmeti nga divizioni i komunikacionit rrugorë në Policinë e Kosovës, deklaroi se siguria rrugore në Kosovë është një brengë e madhe pasiqë pasojat që po shkaktohen janë të dhimbshme dhe të rënda.
“Siguria rrugore në Kosovë është një brengë mjaft e madhe, mund të them se nuk jemi fare të kënaqur me gjendjen çfarë është tash ën rrugët e Kosovë dhe pasojat që shkaktohen janë të dhimbshme dhe mjaft të rënda. Nis e bëjmë një krahasim të gjendjes së vitit të kaluar me këtë vit në aspektin sigurisë posaçërisht kemi rritjetë viktimave apo të njerëzveqë humbin jetën në rrugët e Kosovës ehe ajo rritje është diku 10 për qind. Derisa në vitin e kaluar kemi pas 90 persona që kanë humb jetë këtë vit i kemi 99 që 9 persona janë më shumë të vdekur. “, ka thënë ai.
Ai shtoi se në 3 mujorin e këtij viti ka qenë një gjendje alarmante e sigurisë rrugore sepse ka pas ngritje të aksidenteve në 64 %.
Ndërsa, udhëheqësi i Forumit të Kosovës për siguri në rrugë, Muhamet Krasniqi, ka thënë se është një aktivitet që Kosovën e bashkon me të gjithë vendet tjera në aktivitetet për parandalimin dhe uljen e aksidenteve në trafik.
“Mos e bjerë punën deri këtu’ është një thirrje publike që u bëhet të gjithë pjesëmarrësit në trafik për të respektuar shenjat e komunikacionit. Është një thirrje për një sjellje më të kulturuar, më të përgjegjshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe në anën tjetër është një thirrje që iu bëhet institucioneve qeveritare për një veprim dhe kërkohet një veprim i menjëhershëm me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë sepse është një shqetësim i madh “, ka thënë ai.
Ndryshe, nga janari deri në shtator të këtij viti kanë ndodhur 12.300 aksidente në komunikacion, ku si pasojë kanë vdekur 99 persona dhe 7.308 janë lënduar. /rtk/



