Sot janë shpërndarë 80 makina mjelse për fermerët e Komunës së Lipjanit.
I pranishëm gjatë shpërndarjës ishte edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ku ka uruar të gjithë fermarët Lipjanas për përfitimin e këtyre makinave mjelse.
Ahmeti gjithashtu premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Komuna për fermerët e Lipjanit.
Një fermer i cili përfitoj u shpreh i kënaqur nga e gjithë kjo, ai pohoi për LipjaniNews se kjo ka qenë e nevojshme dhe se lehtëson punën e një fermeri.








