8 Marsi në burgun e Lipjanit, 42 gra festojnë të dënuara për vrasje, vjedhje e trafikim me njerëz

PUBLIKUAR

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 42 gra e kanë festuar në burgun e Lipjanit.

Në vende të ndryshme të botës, fokusi i festimit të kësaj dite i jepet respektit, vlerësimit dhe dashurisë ndaj grave, e po ashtu në disa vende festa e ka fokusin në pozitën ekonomike, politike dhe sociale të grave.

Në këtë ditë kur miliona gra në Kosovë e në mbarë botën zgjedhin mënyra të ndryshme festimi, 42 gratë e dënuara e të paraburgosura në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, e kanë pritur 8 Marsin në qelitë e hapësirat e rrethuara me tela të rrumbullakët me gjemba mbi muret e larta.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë për Gazetën Sinjali se 42 gratë janë të dënuara për vepra të ndryshme penale, si: vrasje, vrasje e rëndë, vjedhje e trafikim me qenie njerëzore.

“Aktualisht në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan gjenden 42 gra, 27 të dënuara dhe 15 të paraburgosura. Janë të dënuara për vepra të ndryshme penale, si: vrasje, vrasje e rëndë, vjedhje, trafikim me qenie njerëzore, etj”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Dënimi më i rëndë i shqiptuar për një grua kosovare ka qenë deri në 25 vjet.

Për kushtet në këtë qendër, vlerësohet se “Qendra Korrektuese për Femra Lipjan ka kushte të mira dhe hapësirë të mjaftueshme banimi, ka batanije, dyshek, jastëkë dhe çarçafë të mjaftueshëm që mbahen mirë. Nuk ka asnjë dhomë ku ka më shumë se 3 të dënuara”.

Përveç grave të burgosura, dënimin e ‘vuajnë’ edhe fëmijët që lindin në këtë qendër.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se foshnjet mund të qëndrojnë pranë nënës deri në muajin e 18. Pas kësaj moshe, prindërit e fëmijës vendosin nëse kujdestaria i besohet babait, të afërmve apo personave të tjerë.

8 Marsi u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”./GazetaSinjali/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...