Në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve, policia e Durrësit ka arrestuar dje një 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë, plumba dhe 8 kg lëndë ndarkotike kanabis sativa.
Policia sqaron se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin Migel Shabani 24 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.10.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- rreth 8 kg. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
- një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrim E – Kol;
- 68 copë fishekë të kalibrit 7.62mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. /gazetaexpress.com




