Lista Srpska e VV, i kanë “frenat” në dorë

PUBLIKUAR

lista-srpska-e-vv-i-kan-euml-ldquo-frenat-rdquo-n-euml-dor-euml_hd

Shtyrja e seancës konstituive, sipas analistëve kosovarë, e dëmton shumë procesin e formimit të institucioneve të reja në Kosovë. Sipas tyre, ky ngërç i mungesës së institucioneve duhet të zgjidhet sa më parë. Analisti Armend Muja, duke e komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovë e cila është planifikuar të mbahej sot, ka theksuar se realiteti i prodhuar nga sistemi politik në Kosovë pas zgjedhje nacionale të 8 qershorit, është se kemi dy forca përcaktuese të kahjes politike, që sipas tij janë: Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lista Srpska.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shtyrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është demonstrim i pakënaqësisë së Listës Srpska rreth hyrjes së VV-së në marrëveshje me bllokun, dhe njëkohësisht sipas tij, shtyrja e seancës është përpjekje e Beogradit që të shfaq pakënaqësinë me implikimet që rezultojnë nga kjo marrëveshje. “Në mungesë të Listës Srpska, në konstituimin e institucioneve të reja, mund të kemi zgjedhje të kryeparlamentarit, mirëpo jo edhe krijim të qeverise. Lista Srpska është vendimtare në krijimin e ekzekutivit kosovar”, ka thënë Muja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...