73% e qytetarëve në Lipjan: Niveli lokal i korruptuar, komuna mohon akuzat

PUBLIKUAR

Në KlanKosova Direkt të emisionit Ora e Fundit është diskutuar për sondazhin e Organizatës Joqeveritare Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut – YAHR, sipas të cilit 73 përqind e qytetarëve në Lipjan mendojnë se komuna e tyre është e korruptuar.

Bekim Krasniqi nga kjo organizatë ka treguar se si e kanë zhvilluar këtë hulumtim i cili tregon për nivelin e korrupsionit atje.

“Ne kemi bërë një hulumtim për korrupsionin, kemi intervistuar 51 respodentë dhe kemi nxjerrë rezultate se 73 përqind mendojnë se ekziston korrupsioni në nivelin lokal”.

Por këto rezultate i kanë kundërshtuar zyrtarët e komunës në Lipjan, duke thënë se nuk janë kredibile dhe të sakta.

“Ky është një perceptim i gabuar. Nuk mund te themi se me 51 respodentë të intervistuar ka korrupsion në komunë”, ka thënë Shkëlzen Hajdini, drejtori për Buxhet dhe Financa në Lipjan.

“Ne nuk e kemi marrë seriozisht këtë hulumtim, ne kemi dashtë të argumentojmë se kjo është një tendencë për tu manipuluar dhe për të dhënë një mesazh të gabuar për komunën e Lipjanit”.

Por Krasniqi ka thënë se organizata e tyre ka kredibilitet dhe se nuk janë të manipuluar nga ndonjë parti politike.

Ndërsa Hajdini tregoi se komuna e Lipjanit është duke punuar gjatë gjithë kohës për të luftuar korrupsionin atje.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...