Youth Association for Human Rights YAHR ”YAHR” në Lipjan, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për luftimin e korrupsionit në nivel lokal, ka organizuar një sondazh, lidhur me perceptimin e qytetareve rreth kësaj çështjeje,të premten.
Sipas YAHR-së qëllimi primar i këtij hulumtimi ishte që të vërtetohet perceptimi i qytetarëve për ekzistimin dhe nivelin e korrupsionit në nivel lokal. Janë anketuar 99 qytetarë nëpër mes Intervistës reprezentativ prej gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, vendit të banimit dhe arsimimit.
“Pothuajse dy të tretat e qytetarëve (70%) mendojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në dy komunat. Në Lipjan nga 51 respodent të intervistuara janë përgjigjur pozitivisht 39 ose 76.47 % dhe negativisht me jo vetëm 12 ose 23.53 %. Ndërsa në Shtime nga 48 respodent të intervistuar me “Po” janë përgjigjur 31 ose 64.58 % dhe me “Jo” 17 ose 35.42 %.
Me rastet korruptive të zyrtareve që janë përballur qytetaret drejtpërdrejtë në Lipjan kemi më shumë raste dhe atë 29 ose 56.86% , ndërsa në Shtime kemi vetëm 8 ose 16.67%”, thuhet në komunikatë nga YAHR-ja.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha për LipjaniNews se këtyre sondazheve nuk është pët tju besuar.
“Unë këtyre sondazheve nuk ju besoj, të gjithë ata të cilët kanë informacione për korrupsion, ju lutëm të na njoftojnë, dhe të njoftojnë organet kopetene”, pohon Ahmeti.
Ndërkaq lidhur me perceptimin e qytetareve se a është luftimi i korrupsionit prioritet i Kosovës për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE, në Lipjan kemi përgjigje pozitive 45 ose 88.24% dhe negative 6 ose 11.76%, ndërsa në Shtime kemi përgjigje pozitive 44 ose 91.67 % dhe negative 4 ose 8.33 %.
Sipas qytetareve të intervistuar si rrugë kryesore për të luftuar korrupsioni është metoda e parandalimit, pastaj vjen edukimi dhe ndërgjegjësimi i qytetareve dhe masat ndëshkuese.
Format më të përhapura të korrupsionit janë: Ryshfeti, zhvatja dhe mashtrimi.


