Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësi në Kampionatin Evropian (Foto)

PUBLIKUAR

Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci po ndajnë drejtësinë në Kampionatin Evropian të të Fluturimeve të lira me Paragllajd

Gjyqtarët nga Kosovar, të licencuar nga Federata Ndërkombëtare Aeronautike (FAI), Alban Kurtishi dhe Xhelal Leskovci janë përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian të Fluturimeve të lira me Paragllajd (Diciplina ne precizion).

Ky organizim që është një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare në aeronautikë, i cili po mbahet ne Vilnius, Lituani, përcjell Express.

Deri më tani referat kosovar janë vlerësuar me nota maksimale nga organizatorët, ndërsa nga pilotët janë duke u cilësuar si gjyqtarët shumë profesional dhe të pagabueshëm.

Me këtë trend, dy gjyqtarët Kosovarë pritet që vitin e ardhshëm të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botërorë të Paragllajdizmit e cila do të mbahet në Vlorë, Shqipëri. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...