60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

PUBLIKUAR

Ka shkuar në 60 mijë numri i aplikimeve për përfitim nga shtesat për fëmijë, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Financave.

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijët e lindur nga viti 2015 e këndej. Aplikimi mund të bëhet në uebfaqen eKosova.

Qeveria pati marrë vendim që për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj pagesa të jetë 20 euro në muaj, ndërsa për ata nën 16-vjeç, nga 10 euro. Fillimisht lista ishte më e shkurtër, por javën e shkuar ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...