6 ekipet që s’dinë ende për humbje në Evropë

PUBLIKUAR

Vetëm gjashtë ekipe në top pesë ligat në Evropë (Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 2) nuk dinë ende për humbje.

Liverpooli e ka nisur furishëm në Angli, 7 ndeshje, 7 fitore – asnjë humbje dhe asnjë barazim, sinjale se ky mund të jetë sezoni i “Redsave” për të rrëmbyer titullin pas afër 30 viteve vuajtje në Angli, shkruan Gazeta Express.

Në total, në këto 7 ndeshje, Liverpooli ka shënuar 18 gola dhe ka pranuar 5.

Në Spanjë, vetëm Real Madridi ende s’ka humbur këtë edicion në La Liga.

Pas shtatë xhirove, ekipi i Zinedine Zidane regjistron 4 fitore dhe 3 barazime – ka shënuar 12 gola, ka pranuar 6.

Në Itali furishëm e kanë nisur sezonin Interi dhe Juventusi, që të dy skuadrat nuk dinë ende për humbje.

Më mirë qëndron Interi, që pas gjashtë xhirove është lider me 18 pikë, duke fituar gjitha ndeshjet, ka shënuar 13 gola dhe ka pranuar vetëm 2.

Kurse Juve, ka 5 fitore dhe një barazim, gjendet në pozitën e dytë me 16 pikë – ka shënuar 11 gola, ka pranuar 5.

Në Gjermani, pothuajse si gjithmonë, është FC Bayern München që prin me 14 pikë, dhe ende pa humbje në Bundesliga.

Ekipi i Niko Kovac ka katër fitore dhe 2 barazime pas gjashtë xhirove – ka shënuar 19 gola dhe ka pranuar 6.

Në Bundesliga pa humbje vazhdon të jetë edhe Wolfsburgu, që pas gjashtë ndeshjeve, ka tri fitore dhe tri barazime.

Ndërsa në Francë të gjitha skuadrat pas tetë xhirove kanë pësuar të paktën një humbje. Prin PSG-ja me 18 pikë, dy më shumë se Angers. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...