54-vjeçari gjendet pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Lipjan

PUBLIKUAR

Një person i moshës 54 vjeç, i komunitetit rom, është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Lipjan.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se vdekja e dyshimtë është raportuar nga banorët e lagjes, të cilët kanë thënë se R.K (1966) nuk është parë që tri ditë në oborr dhe jetonte i vetëm në shtëpi.

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, rruga “Kongresi i Blinajës” dhe kanë hasur në 54-vjeçarin e vdekur.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, Hetuesia dhe Forenzika ndërsa mjeku kujdestar nga emergjenca Lipjan  ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori kujdestar, Hetimet Rajonale dhe IML. Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune”, kanë thënë në polici.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...