45-vjeçarja u gjet pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 12:15 një grua është gjetur pa shenja jete në liqenin e Batllavës.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku bëri të ditur se në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima femër rreth 45 vjeç, është pa shenja jete.

“Sot rreth orës 12:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në liqenin e Batllavës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, femër, rreth 45 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjeksisë Ligjore. Prokurori i shtetit ka hapur rastin “Hetim mbi vdekje” dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në konfirmim./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...