438 raste aktive me coronavirus në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 438.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coroanvirusi kanë vdekur  2,975 persona.

Ministria e Shëndetësisë të premten nga ora 10:00 deri në 17:30, për të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19 pati vendosur ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës”, është thënë në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...