“Nuk është se i bëhet vonë për mua”, Kiara dhe Efi diskutojnë sërish miqësinë dhe marrëdhënien e tyre

PUBLIKUAR

Efi Dhedhes dhe Kiara Tito e kanë diskutuar sërish raportin e tyre në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Vajzave i është lëshuar një klip i shkurtër, në të cilin kanë thënë shumë gjëra kundrejt njëra-tjetrës.

Ato janë pyetur se si qëndron marrëdhënia e tyre dhe se çfarë ka ndodhur në gjithë këtë situatë.

Foto: Facebook

“Nuk e di çfarë të them më tepër. Nuk kam as forcë, as fakte. Nëse vazhdoj të flas duket sikur justifikohem”, u shpreh Dhedhes.

“Nuk më intereson fare as mendimi i njërit as i tjetrit. Nuk më intereson më tepër. Do të përpiqem të arrij në finale, pse jo edhe ta fitoj. Distanca erdhi në momentin që këta vazhduan të qëndrojnë nëpër cepa. Po e shihja se ishte në distancë”, vazhdoi më tej ajo.

Foto: Facebook

Kiara nga ana tjetër shtoi: “Nuk është e vërtetë që Efi nuk hedh kunja se hedh. Nuk dua më të fokusohem se çfarë ka ndodhur jashtë. Efit nuk është se i bëhet vonë për mua. Momentin që ka qenë mirë me Luizin është afruar, momentin që ka qenë keq me Luizin është larguar. E ka treguar në shumë momente këtu në shtëpi”.

Konkurrentët gjithashtu kanë dhënë mendimet e tyre për këtë miqësi, ku disa mendojnë se kjo është një lojë që ata po bëjnë duke përfshirë edhe Luizin. /Telegrafi/

Foto: Facebook

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...