Lista serbe thotë se një serb u plagos nga konfrontimi me Policinë në Leposaviq

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore që po kryente kontroll ka qenë cak i një sulmi nga një veturë, e cila ka goditur automjetin e Policisë.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, u tha në njoftimin e Policisë.

E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” e qeverisë serbe, thotë se Policia ka plagosur njërin nga dy serbët që ishte në veturë. I plagosuri, sipas tyre, është dërguar në spitalin e Kralevës.

Siç ka raportuar televizioni publik serb, të cilin e citon mediumi Kossev, i plagosuri nuk është në rrezik për jetë.

Pa përmendur se e kanë goditur automjetin e policisë, kjo zyrë ka thënë se dy personat nuk janë ndalur pasi nuk “kanë dashur ta lënë njësinë speciale t’i shqetësojë, pa ndonjë arsye”.

Më ndërkohë, Lista Serbe është deklaruar rreth këtij rasti, duke e quajtur këtë si “vazhdimësi” e sulmeve ndaj serbëv, që nga Viti i Ri.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...