Al-Nassr – Ronaldo, marrëveshja edhe më afër kompletimit – klubi synon ta zyrtarizojë portugezin këtë vit

PUBLIKUAR

Al-Nassr po shpreson të përfundojë transferimin e Cristiano Ronaldos brenda këtij viti.

“FootMercato” ka raportuar se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u zgjidhur para se të kompletohet lëvizja, transmeton Gazeta Express.

Te klubi nga Arabia Saudite thuhet se janë gjithnjë e më të sigurt për nënshkrimin me Ronaldon, i cili ka mbetur lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Manchester Unitedin.

Portugezi kishte shpresuar të qëndronte në Evropë, por duket se ajo mundësia nuk i është krijuar.

Prandaj, një lëvizje në Arabinë Saudite nuk ka qenë kurrë më afër, dhe nëse 37-vjeçarin pranon ofertën, ai do të merrte një kontratë rekord prej 200 milionë eurove në sezon.

Kontrata besohet se i është ofruar për deri në vitin 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...