42 mijë persona nga diaspora aplikojnë për të votuar më 6 tetor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Mbi 42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit, janë pranuar deri më tani në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi Valmir Elezi

Elezi për Gazetën Metro ka thënë se deri tanë janë pranuar rreth 42 mijë aplikime, por që numri  i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.

“42 mijë aplikacione per të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora.  Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.  42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar”, ka thënë ai.

Elezi ka theksuar se ende nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre, ku tek atëherë do të dihet shifra e saktë e personave.

“Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre.  Tek pastaj e dijmë shifren e saktë se sa persona janeë regjistruar të suksesshem si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Ai ka përfunduar se në zgjedhjet e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...