PUBLIKUAR

Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1.

Ndërkohë, mediat e huaja vazhdimisht po spekulojnë për të ardhmen e sulmuesit këmbëshpejtë, i cili ka vendosur të largohet nga Liveerpooli gjatë verë që po vjen.

30 vjeçari është intervistuar në “zona-mix” pas ndeshjes, ndërsa është ndalur të flasë për të ardhmen e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen.

Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.

“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.

Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...