40 vjet burgim për dy të akuzuarit e vrasjes së ndodhur, më 2009 në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu.

“I akuzuari G.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) vjetësh për veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 147 par.3, 5 dhe 7 lidhur me nenin 23 të KPK-së. Të akuzuarit G.R në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga 30.04.2009 e tutje. I akuzuari O.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjetësh për veprën penale: “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” nga neni 388 par.1 lidhur me par.3 të KPK-së”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Më pas theksohet se të akuzuarit Retkoceri i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë sesa dënimi i shqiptuar me aktgjykim, ndërsa të akuzuarit Spahiu i ndërpritet masa e paraburgimit më 21.01.2020.

“G.R dhe O.S janë akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 29.04.2009  bashkë me një person të panjohur me nofkën “Qeli” në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N.H, e me dashje që ta privojnë nga jeta e kishin goditur me mjet të fortë në kokë, ja kishin lidhur këmbët dhe duart, ja kishin vendosur një qese najloni në kokë dhe e kishin futur në veturë pastaj e kishin dërguar në një lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin, Komuna Lipjanit, ku më pas me qëllim të fshehjes së gjurmëve trupin e të ndjerit e kishin djegur”, thuhet gjithashtu në komunikatë.

Palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./

SHIKO MË SHUMË

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kanosje në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...