Si pasojë e ngricave të cilat u krijuan nga reshjet e mëdha të borës, qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë thënë se ka shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Ortopedi Amir Vejseli, ka thënë për RTV Dukagjini se kjo situatë po menaxhohet mirë nga stafi mjekësor.
Sipas Vejselit, deri në orët e pasdites të së premtes, kanë kërkuar ndihmë mjekësor rreth 40 persona.
Ndërsa Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi ka thënë se gjatë ditës së sotme ka qenë një numër i vogël i pacientëve në QKMF-në e Lipjanit.
“Ka pas numër shumë ma të vogël të pacienteve. Dhe nuk kemi pas naj rast të veçantë. Kemi furnizua me barna dhe materialet mjekësor të gjitha QMF-të ne Shale, Maguirë, Janjevë dhe Gadime, tha ai.
Sipas Krasniqit, ka pas vonesa në punë në punktet por i kemi mbulua me staf, ku do të ketë mjek edhe në terrene edhe nesër edhe të hënën edhe pse është festë”, tha Drejtori Krasniqi për LipjaniNews.com


