Fillim apo shtyrje e vitit shkollor? Mblidhen drejtorët komunalë dhe përfaqësues të Ministrisë

PUBLIKUAR

Kolegjiumi i drejtorëve komunalë të arsimit do të takohet sot me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Këtë për Express e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi deklaroi se mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

“Sot në orën 10:00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenariot për fillim të vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deri më 26 shtator.

Ende nuk dihet nëse viti i ri shkollor do të fillojë më 27 shtator, apo do të shtyhet për ndonjë datë tjetër./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...