32 zyrtarë serbë paguhen nga MAShT-i pa shkuar në punë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Janjevë – Prishtinë, nga dita e hënë fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit

  Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar  se nga sot, Janjeva dhe Prishtina...

Lipjan, arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje – sekuestrohen armë

Mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor të...

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci është duke raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se disa nga gjetjet janë për blerjen e librave në vlerë prej 2.1 milionë euro, keq-klasifikimi i shpenzimeve, pagesa e 32 pjesëtarëve serbë pa ardhur në punë.

Pagesa e 32 zyrtarëve pa evidencën e vajtje-ardhje”, tha ajo.

Zëvendësministri Dukagjin Pupovci tha se kanë tentuar që të kontaktojnë me ta, por vetëm tre janë përgjigjur.

“Ne kemi hartuar një plan veprimi dhe në momentin e dorëzimit me 23 të gjetjeve, nëntë kanë qenë të zbatuara, ndërsa të tjerat janë në proces. Po e pranoj qe ka edhe dobësi që janë të karakterit arsimor, sepse ne kemi gjashtë universitete publike dhe e ngarkon shumë sistemin tonë financiar. Ne kemi propozuar që këto universitete të pavarësohen. Në lidhje me 32 punonjësit, vërtetë kemi pasur shumë vështirësi. Kemi provuar të kontaktojmë telefon, vetëm 3 janë përgjigjur. Në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Ministria jonë ka më së shumti persona të tillë që janë kaluar me njërën nga marrëveshjet në të kaluarën. Edhe në momentin kur ta kemi përgjigjen e tyre, do ta kemi problem sepse mund të angazhohen vetëm në pjesën veriore”, ka thënë ai.

Më tej, Pupovci tha se këta 32 punonjës të ministrisë nuk kanë ndjekur konkurset publike dhe se të njëjtit kanë arsimim vetëm të shkollës së mesme.

Fehmi Zulfiu, udhëheqës i divizionit të financave ka folur për blerjen e teksteve me 2.1 milionë eurove.

“Nuk kanë dashur t’i deklarojnë se ministria nuk i ka paguar fondet. Ministria ka mbuluar obligimet dhe kemi vazhduar procedurat e negocimit. Sa i përket kodit të subvencioneve ka qenë një paguaje e fulbright, ka qenë një mos informim që ministria nuk ka qasje në BQK, aty ka qasje vetëm thesari dhe kështu ka ndodhur mbingarkimi prej 270 mijë euro”, u shpreh ai.

Auditori Qerkin Morina theksoi se ky raport ka gjetje më së shumti në kuptimin e menaxhimit financiar sa i përket ministrive.

“Gjendja vazhdon të përkeqësohet. Një vit më herët kanë qenë 14 rekomandime tash janë rritur 22, 5 prej tyre janë përsërit. Kjo është një neglizhencë e zyrtarëve…gabimet kur përsëriten rezultojnë me pasoja më të mëdha. Planin e veprimit jemi tu e analizuar, ekipet e kanë kry një pjesë të punës 2021 dhe jemi tu e testu nivelin e rekomandimeve se deri në çfarë shkalle janë zbatuar”, tha ai.

Morina u shpreh se ekzistojnë zbrazëti në koordinimin e aktiviteteve e se gjendja nuk është aspak e mirë. Tutje ai kërkoi nga zyrtaret e MSh-së t’i shikojnë me kujdes rekomandimet e ta përmirësojnë gjendjen./KSP/

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 11 armë zjarri dhe 99 armë të ftohta

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 161 urdhëresa të...

Moti sot, temperatura arrin në 36 gradë

Sot pritet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, por me rritje...

Faton Hajrizi varroset të dielën

Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në...