Gjermania premton mbështetje dhe më të fuqishme për Kosovën

PUBLIKUAR

gjermania-premton-mb-euml-shtetje-dhe-m-euml-t-euml-fuqishme-p-euml-r-kosov-euml-n_hd
Progresi i arritur, forcimi i shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe proceset tjera të rëndësishme në politikën e jashtme kosovare, ishin temë diskutimi në takimin njohës mes ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj i uroi ambasadores Viets mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë.

Ai ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës, për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës, për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, theksoi vullnetin e Gjermanisë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur angazhimin e saj të fuqishëm në këtë drejtim gjatë shërbimit të saj në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...