Chelsea ia tregon derën Kepës

PUBLIKUAR

Chelsea është i gatshëm që ta largojë në huazim portierin Kepa Arrizabalaga qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kepa ka bërë shumë gabime në Stamford Bridge që nga ardhja e tij për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove nga Athletic Bilbao në gusht të vitit 2018, që i kanë kushtuar me humbjen e vendit në formacion e trajnerit Frank Lampard, raporton Gazeta Express.

Së fundmi skuadra e Chelsea në afatin kalimtar të verës ka transferuar portierin e Rennes, Edouard Mendy, për 24 milionë euro.

Blerja e Mendy dhe futja e portierit të pensionuar Petr Cech në listën e portierëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nënkuptojnë se e ardhmja e spanjollit është larg Londrës.

Skuadra e cila ka shfaqur interesim për Kepën është Sevilla, e cila është e gatshme që të huazojë atë.

Frank Lampard është deklaruar që ai qëndron pas vendimit për huazimin e Kepës në gjysmën e sezonit, duke shpresuar që 26-vjeçari do të fitojë shansin përsëri të rikthehet në portën e kaltërve.

28-vjeçari ka bërë paraqitjen e parë për blutë në kuadër të Premierligës, kundër Crystal Palace, ndërsa ai debutoi edhe në Ligën e Kampionëve të martën kundër Sevillës, i cili arriti që në të dyja ndeshjet të mbajë portën e pa prekur./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...