300 ndeshje me Realin, Modric dëshiron të qëndrojë në “Bernabeu”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Modric dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. 33-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2020.

Është 33-vjeçar, por ende një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madrid. Bëhet fjalë për fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018, Luka Modric.

Kundër Athletic Bilbaos, sfidë të cilën e fitoi 3-0 Real Madridi me tre gola të Karim Benzemas, mesfushori kroat u paraqit për herë të 300 me fanellën e Los Blancos.

“Shpresoj që të luaj edhe 100 ndeshje tjera, së paku… çdo ndeshje që luaj me Real Madridin është gëzim i papërshkrueshëm”, tha Modric.

“Ajo që të dhuron Real Madrid, nuk të dhuron asnjë klub tjetër. Rritesh si person por edhe si futbollist”.

Pas ndeshjes me Bilbaon, në dhomat e zhveshjes, Luka u fotografua me Florentio Perezin që e përgëzoi kroatin për arritjen e 300 ndeshje me Madridin.

Modric ka shënuar vetëm 17 gola në këto 300 paraqitje, por ka dhuruar shumë asiste dhe ka fituar më shumë se 10 trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League. /Gazeta Express/

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...