300 kosovarë për dy muaj kërkojnë shërim jashtë vendit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Mungesa e kushteve esenciale në spitalet e Kosovës ka shtyrë mijëra kosovarë të kërkojnë trajtim mjekësor jashtë vendit. Statistikat tregojnë se për një vit afro dy mijë persona kërkojnë shërim jashtë spitaleve të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti rreth 300 kosovarë kanë kërkuar shërim jashtë vendit.

Zyrtarë për Informim nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur për “Zërin” se vitin e kaluar afro 2000 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërsa ky dikaster qeveritar për këtë gjë deri më tani ka shpenzuar mbi 12 milionë euro.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, ka thënë për “Zërin” se në spitalet vendore ka mungesë të gjërave elementare të shëndetësisë dhe po ashtu ka mungesë edhe të barnave për leukemi, sëmundje e cila nuk po gjen shërim në vend.

Në anën tjetër, edhe pse pacientët kërkojnë të shkojnë për shërim në shtetet ku u është rekomanduar, ka raste kur atyre u refuzohet kërkesa dhe në këtë mënyrë duhet të dërgohen në një shtet tjetër.

Mirëpo, jo çdo kosovar ka mundur të gjejë shërim jashtë vendit. Djali njëmuajsh i familjes Leka nga Gjilani pas kthimit nga Turqia, ku edhe po trajtohej, ka vdekur nga sëmundja.

Megjithatë, për trajtim jashtë vendit zyrtarë nga ambasadat thonë se nevojiten vizat B1 dhe B2, që sipas tyre në këto raste jepen në procedura të përshpejtuara.

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...