30 kosovarë të lënduar, dhjetë rëndë – ishin duke shkuar me autobus në Austri

PUBLIKUAR

ilustrim

(E plotësuar) Deri më tash raportohet 30 të lënduar, prej tyre 12 fëmijë. Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë. Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur për Salzburg të Austrisë.

Aksidentohet në Serbi autobusi nga Podujeva, 30 të lënduar
Tani sipas televizionit publik serb RTS, numri i të lenduarëve është më i vogel. Ata raportojnë se janë të lënduar 30 persona.

RTS, njofton se ndër të plagosurit, ishin edhe 12 fëmijë të cilët nuk janë në rrezik për jetë.

Ky medium raporton se në autobus ishin 49 pasagjerë.

 

Aksidentohet në Serbi autobusi nga Podujeva, 32 të lënduar

32 persona janë lënduar pasi autobusi nga Podujeva që udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri tash, ka dalë nga rruga.

Siç raportojnë mediat serbe, në këtë autobus kanë qenë 32 pasagjerë. Mediat atje tregojnë se ky aksident ka ndodhu sot në mëngjes rreth orës shtatë. Në vend kanë dal ekipet urgjencës nga Prokuplja që erdhën për të ndihmuar dhe kolegët nga Kursumlija dhe Nishi, të cilët kanë nxjerrë jashtë pasagjerët e plagosur.

Pasagjerët e plagosur , sipas mediave Serbe janë dërguar në spital. Por, siç thuhet asnjë nga pasagjerët nuk ishte në rrezik për jetë/gazetaexpress/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë,...

Një veturë kaplohet nga flakët në rrugën Prishtinë – Lipjan (VIDEO)

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Lipjan. Konkretisht pranë një...

Gjetja e një trupi të pajetë në lum në Klinë, Prokuroria: Është dhënë autorizimi për hetimin e rrthanave të rastit

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë...