30.0% papunësia në Kosovë në 2013-ën

PUBLIKUAR

99205e20-635f-4612-861c-7fe81144bdb4-mw1024-n-s

Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore, të dala për vitin 2013, në Kosovë kemi një përmirësim të shkallës së punësimit, ndërsa shkalla e papunësisë ka një rënie të lehtë.

Shkalla e papunësisë në vitin 2012 ishte 30.9%, ndërsa në vitin 2013 sillet në 30.0%, gjë që kemi një rënie të lehtë nga viti 2012 në vitin 2013 për 0.9%. Sa i përket shkallës së punësimit në vitin 2012, shkalla e punësimit ishte 25.6%, ndërsa në vitin 2013 shkalla e punësimit rezulton me 28.4%.

Nëse krahasohen me rezultatet e AFP-2012, në vitin 2013 kemi një rritje të shkallës së punësimit për rreth 2.8%.

Ky publikim, përmban të dhëna për vitin 2013 lidhur me indikatorët kryesorë të tregut të punës, që kanë të bëjnë me shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë, sipas gjinisë, si dhe krahasueshmërinë e këtyre të dhënave me vitin 2012.

Por, thuhet se të dhënat më të detajuara lidhur me indikatorët e tregut të punës për vitin 2013 do të jenë në dispozicion në muajin shtator 2014.

Në aspektin metodologjik, anketa ka pasur shtrirje në 600 Qarqe Regjistruese, ku janë intervistuar 4 800 Ekonomi Familjare. Mostra ka pasur shtrirje në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe veriun e vendit. Përzgjedhja e mostrës është bërë përmes metodës së rastit. Ekonomitë Familjare kanë pasur një anketim dhe tri rianketime.

Këto rezultate, sipas planifikimit, është dashur të publikohen para një muaj e gjysmë, por meqenëse ASK-ja ka pasur nevojë për ekspertizë ndërkombëtare për kontroll, përpunim dhe finalizim të këtyre të dhënave, ka ndodhur kjo vonesë kohore. Kosovaperss/LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...