Interi, optimist për transferimin e Vidalit

PUBLIKUAR

“Nerazzurri” po e kërkojnë qe një kohë të gjatë mesfushorin e Barcelonës, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në javët në vazhdim

Interi duket se do të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar, në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A, shkruan Gazeta Express.

“Nerazzurri” po shikojnë të përforcohen mbi të gjitha në mesfushë.

Krahas N’Golo Kantes, Zikaltrit ia kanë vënë syrin edhe mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

 

 

Futbollisti kilian pritet të largohet nga Camp Nou në ditët apo javët në vazhdim.

Dhe, ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit, Juventusit dhe Bayern Munichut pritet të rikthehet në Serie A për t’iu bashkuar Interit.

Mediumi italian “Sky Sport Italia” shkruan se finalisti i Europa Leagues do të nënshkruajë me futbollistin luftarak për dy vjet, deri më 2022.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...