Babai i talentit të Barcelonës, Ansu Fati, insiston se ata e kanë pranuar se s’mund të jetë startues në moshën 17 vjeçare.
Bori Fati tha se s’ka pasur kontakte me Manchester Unitedin, derisa zërat rriten për një ofertë të anglezëve deri në 150 milionë euro për Ansu.
“Ansu s’mund të jetë startues tani për tani te Barça. Nuk di asgjë për Manchester United”, tha Bori Fati për Cadena Ser.
“Ansu dhe unë jemi rehat në Barcelonë. Çdokush që e lë Barcelonën më pas dëshiron të kthehet”, shtoi babai i futbollistit duke ua bërë me dije të gjitha klubeve se Fati s’do të largohet nga Camp Nou. /Gazeta Express/


