Chelsea interesohet për Alaban

PUBLIKUAR

“Blues” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ia kanë vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut

Chelsea ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, David Alaba.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”.

“Blues” po e kërkojnë pasardhësin e Marcos Alonsos dhe përfaqësuesi austriak shihet si zëvendës ideal i futbollistit spanjoll, përcjell Gazeta Express.

Alaba pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj vere pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin bavarez.

Ndërkohë, Të Kaltrit shpresojnë që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe ta bëjnë të vetin Alaban, i cili njëkohësisht mund të luajë edhe si mesfushor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...