28 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28  viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 489  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...