Messi e thyen rekordin që Ronaldo është duke e ndjekur që një kohë në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Lionel Messi e ka shënuar paraqitjet e 700-të në fanellën e Barcelonës në stil, pasi e ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve me golin kundër Borussia Dortmund.

Sulmuesi argjentinas e nisi nga fillimi ndeshjen kundër gjigantit të Bundesligës të mërkurën, e cila ishte e 700-ta për të për Barcelonën, raporton Gazeta Express.

Messi shënoi në minutën e 33-të, për epërsinë prej 2:0 për Barcelonën. Ky ishte goli i tij i dytë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Dortmundi është bërë klubi i 34-të të cilit i shënon Messi në Evropë, që nënkupton rekord, sepse asnjë lojtar tjetër në histori nuk ka shënuar kundër kaq shumë klubeve në këtë garë.

Cristiano Ronaldo kishte tentuar ta arrijë këtë rekord këtë sezon në dy ndeshje kundër Lokomotiv Moscow. Por pa sukses.

Sulmuesi i Juventusit Ronaldo dhe ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzalez, kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në Champions.

Por ky rekordi tani mbahet nga Messi. /Gazeta Express/

OptaJose

✔@OptaJose

34 – Leo Messi has scored against 34 different teams in the UCL, more than any other player in the competition. Historic.

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...