Mbahet aktivitet në kuadër të fushatës së 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas

PUBLIKUAR

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur debat diskutimi me rastin e 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunësa ndaj Gruas, të organizuar nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Lipjanit dhe përkrahur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Në këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fauz Xhemajli ka përshendetur këtë organizim, duke theksuar se aktivitete të tilla për vetëdijesimin e popullates për të drejta të barabarta pronësore janë të mirëseardhura por në të njejtën kohë ka kërkuar bashkëpunim më të ngusht mes qytetarëve dhe institucioneve për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj gruas.
Fjalë përshendetëse gjatë këtij takimi kishte Joane Bishop Zyrtare e lartë për Barazi Gjinore ,në UNMIK e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet, njofton Komuna.

Më pas është shfaqur dokumentari “Nuk është prona jote”mbas dokumentarit të ftuar në panel për të diskutuar për të drejtën pronësore dhe dhunën në familje ishin të ftuar përfaqësues nga Gjykata themelore Prishtinë dega nëLipjan, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Gjeodezisë dhe Kadastrit në Lipjan si dhe përfaqësues nga policia e Kosovës në Lipjan.

Qëllimi kësaj ngjarje ishte që pas shfaqjes së filmit të diskutohet nga të ftuarit panelistet rreth problematikes së trashëgimisë dhe ndarjes së përbashkët të pronës së grave edhe vajzave poashtu sfidat e vështërsit tjera që dalin si pasoj e mos realizimit të drejtës së pronës si dhe mundësi drejt përmirësimit të gjendjes.

Image may contain: 2 people, people sitting, screen, table and indoor
Image may contain: one or more people, people standing and indoor
Image may contain: 2 people, indoor

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...