Aprovohet buxheti për vitin 2016-2018, PDK e quajti buxhet i luksit dhe i qefeve

PUBLIKUAR

Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Shkelzen Hajdini, në mbledhjen e 21-të me radhë të Kuvendit të Komunës së Lipjanit, para këshilltarëve komunalë, ka elaboruar Buxhetin për vitin 2016-2018.

Në këtë rast, Kryetari, Imri Ahmeti, ka theksuar risitë e buxhetit për vitin 2016, si: ngritjen e buxhetit në sektorin e Bujqësisë nga 15 mijë euro, në 100 mijë euro për vitin 2016, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga 20 mijë euro në 50 mijë euro, dhe ngritjen e investimeve kapitale nga 2790834.00 euro në 3074840.00 euro, kjo punë e mirë është arrite duke i zvogëluar mallrat dhe shërbimet, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti . Pas diskutimeve nga ana e asambleistëve, kjo pikë u aprovua me shumicë votash, njoftoi Komuna e Lipjanit

Opozita në Kuvendin Komunal në Lipajn, respektivisht asamblist e PDK-së këtë buxhet e quajtën buxhet i luksit dhe sipas qefeve të kryetarit Komunës Imri Ahmeti.

Madie PDK hodhi akuza ndaj ekzekutivit duke thënë se ndarja e këtij buxheti është bënë aty ku dominon vota dhe jo ku është nevoja e qytetarëve.Gjithashtu, gjatë kësaj seance me shumicë votash u aprovua edhe Propozim Vendimi, për redistinimin dhe transferin e mjeteve buxhetore për vitin 2015, transmeton LipjaniNEWS/

Po ashtu në mbledhjen e somte të Kuvendit të Komunës së Lipjanit, nën kryesimin e Vlora Limani – Hajnuni, këshilltarët komunal kanë aprovuar edhe këto pika të rendit të ditës të propozuara për këtë seancë si: Propozimi i Rregullores, për caktimin e tarifave të tatimit në prone, Propozim Vendimin për caktimin e tarifave për qëndrimin ditor të fëmijëve në Qendrën për Edukim dhe Arsimimin Parashkollor në Lipjan, Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan si dhe Propozim Vendim Paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të Komunës – Tokave Bujqësore. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...