Lipjan, Njihuni me kampionin e Atletikës Emin Grajqevcin

PUBLIKUAR

Emin Grajqevci atletisti në Komunën e Lipjanit që rrëmbeu shumë medalje, pjesëmarrës në garat e organizuar nga Federata Atletike e Kosovës në një intervistë për LipjaniNews ka treguar për garat që morri pjesë në Shqipëri, Mal të zi, dhe Kosovë. Grajqevci ka folur edhe për atletikën në Komunë e Lipjanit, ku ka thënë se Atletika në Komunën e Lipjanit është mbrapa, madje nuk ekziston asnjë klub i atletikës.

Gjeni intervistën e LipjaniNews me Emin Grajqevcin.

LipjaniNews: z.Grajqevci ju po merrni pjesë në shumë gara të Atletikës dhe tashmë keni rrëmbyer disa  vende, a mundë të na flisni më shumë rreth kësaj?

Grajqevci: Po un kam marr pjesë në garat që janë organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe në çdo garë kam arritur të jem i stolisur me medalje pavarësisht kongruencës kam marr pjesë në gara në Shqipëri në dy garat e mbajtura kam arrit të stolisem me medalje argjend në disiplinat 5000 m dhe 12 km dhe së fundi në Kotor në Mal të zi kam përfaqësuar Kosovën në gjysmë maratonën 21 km dhe arrita medaljen e art në gjysmë maratonën e Prishtinës në 5 km arrita medaljen e bronztë. Garat Mitrovicë 6 km vendi par Viti 13 km vendi par Istog 13 km vendi parë krosi badh 6 km vendi parë nuk Po I përmendi por posedoj 15 medalje vit.

LipjaniNews: Cila është gara juaj e fundit, dhe cila ishte përshtypja juaj në atë garë?

Grajqevci: Gara e fundit ishte ajo në Istog disiplina 13 km dhe arrita të shpallem Kampion , pa dyshim garë e mundimshme por më la përshtypjen e një gare me seriozitet të lart ku garuesit ishin nga Shqipëria e Maqedonia por ja dola

Lipjaninews: A keni kërkuar ndonjë here mbështetje nga Komuna e Lipjanit dhe sa keni gjetë përkrahje ?

E.Grajqevci: Të jemi të sinqertë nuk kemi kërkuar mjete financiare nga Komuna por përkrahja morale nga këta të fundit disi mungon me shpresë një dit do me njohin

LipjaniNews: Si e shihni disiplinën e Atletikës në Komunën e Lipjanit?

E.Grajqevci: Me vet faktin që nuk ekziston klubi atletikës atëherë mund të themi që ky sport apo them mbretëresha sportive në komunën ton është mbrapa.

LipjaniNews: Grajqevci ju keni marrë pjesë edhe ne Kotor të Malit të ZI, si u mirëprit atje?

E.Grajqevci: Po un kam përfaqësua Kosovën në gjysmë maratonën internacionale që është mbajtur në Kotor të Malit Zi ku edhe fitova vendin e par .them të drejtën aty pash një kulturë Evropiane një pritje madhështore vërtet për çdo lëvdatë.

LipjaniNews: Cili është mesazhi juaj për Atletët në Kosovë veçanërisht në Lipjan?

E.Grajqevci: Mesazhi im dot ishte që Atletika e Kosovës të punoj në zbulimin e talenteve kurse për komunën time do ju porosisja juve profesor edukator të edukimit fizik talentet zbulohen nga ju ngjallen me idetë tuaja dhe me shembullin tuaj bëhuni shembull.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...