Franck Ribery thotë se ai mund të jetë duke avancuar në vite, por në fushë francezi ende ndihet i ri.
Francezi veteran shënoi golin e tretë në fitoren e Fiorentinës 3:1 në “San Siro” ndaj Milanit dhe u duartrokit nga tifozët vendas pasi u zëvendësua më vonë gjatë takimit.
Ribery ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Milanin, që kishte mbetur me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mateo Musacchios.
“Unë jam i lumtur, kur luani në ‘San Siro’, është gjithmonë e veçantë. Është një arenë e madhe, aq shumë tifozë. Është pak e vështirë për tifozët e Milanit momentalisht, por ne bëmë një paraqitje të mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Po, unë jam i vjetër, por ndihem i ri në fushë”, tha ai./Zëri


