Arlind Krivaqa është një nga talentët kosovarë që po korr suksese në Evropë në sportin e futsallit. 25 vjeçari nga Lipjani është duke impresionuar të gjithë me talentin e tij në Kampionatin Austriak në futsall.
Pas sukseseve të mëdha me ekipin El-Buhari që garonte në Ligën I të Austrisë, Arlindi ka nënshkruar kontratë profesionale 1-vjeçare me super-ekipin austriak Vienna Walzer që tani do të garojë në Bundesligë të Austrisë.
Arlindi cilësohet një nga lojtarët kyç në ekip, në rrugëtimin e skuadrës për t’u shpallur kampion. 25 vjeçari nga Lipjani ka treguar për Express se është duke punuar në vazhdimësi për t’u përmirësuar edhe më shumë.

Arlindi ka bërë të ditur se skuadra e tij do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall në Maribor të Sllovenisë, që sigurisht se do të jetë një test i mirë për të para fillimit të kampionatit.
Për kosovarin nga Lipjani kanë shfaqur interesim edhe disa ekipe të tjera të huaja, por për momentin ai thotë se ndihet mirë në klubin me të cilin ka nënshkruar, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu, ai thotë se me shumë dëshirë do ta përfaqësonte Kosovën në futsall, nëse kjo e fundit do t’ia kërkonte një gjë të tillë. /gazetaExpress


