25 milionë euro në vit përfiton Guardiola nga City?

PUBLIKUAR

Manchester City, i ka ofruar një kontratë marramendëse Pep Guardiolas, vetëm për ta bindur atë që të bëhet trajner i Citizens.

Guardiola te Manchester City. Gazetat gjermane e bëjnë të kryer destiancionin e ardhshëm të spanjollit, madje duke zbuluar edhe pagesën që do t’i bëjë klubi anglez trajnerit.

Sipas ‘Bild’, në kontratën që pritet të nënshkruajë Guardiola me ‘Citizens’, do të përfitojë nga 25 milionë euro në vit.

Nëse këto shuma janë të vërteta, atëherë Guardiola, do të bëhej trajneri më i paguar në planet.

Ish-trajneri i Barcelonës, ka komunikuar largimin nga Bayern Munichu, pasi që me kampionët e Gjermanisë, kontrata i skadon në fund të këtij stinori, kurse në vendin e tij do të vijë Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...