24-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë.

Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e saj.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti

SHIKO MË SHUMË

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...