238 kandidatë testohen për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj

PUBLIKUAR

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), organizoi mbajtjen e Testit me Shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.​

Në kuadër të këtij procesi morën pjesë 238 kandidatë, prej të cilëve 5 nga komunitet joshumicë dhe 93 kandidatë të gjinisë femërore.

“Fillimisht, në prani të monitoruesve, sot, në ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi Testin me Shkrim për kandidatët”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

“Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit të sotëm me Shkrim”. /Telegrafi/

Reklama

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...