Kelmendi e bën ‘sefte’ në Qeveri, thotë se Mustafa me Veselin vendosin për zgjedhje të reja

PUBLIKUAR

Kabinetit të Qeverisë së Isa Mustafës prej sot pritet t’i shtohet edhe zyrtarisht një zv/kryeministër i ri. Bëhet fjalë për Ramiz Kelmendin, të cilit LDK-ja ia besoi këtë post.

Në një prononcim për “Indeksonline”, biznesmeni nga Peja thotë se është i kënaqur me besimin që i është dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partisë së cilës iu bashku para disa ditësh.

“Po, pres që sot me qenë në mbledhje të Qeverisë. Megjithëse ende nuk jam ambientuar mjaftueshëm për shkak të hapësirave, mirëpo në mbledhje të do të marrë pjesë pasi edhe e kam obligim ligjor”, ka thënë Kelmendi.

Ndërsa për shkuarjen e vendit në zgjedhje, ai thotë se vendosin liderët e koalicionit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Mendojë që liderët e koalicionit janë përcaktues të kësaj qeverie. Ne jemi vetëm mbështetës të qëndrimeve të tyre dhe prioriteteve ekonomike. Ne nuk jemi ndikues në atë se a do të shkojë vendi në zgjedhje, atë e bëjnë liderët politik me marrëveshjet që i kanë”, është shprehur ai. /Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...