2014-ta, viti që “paralizoj” Kosovën

PUBLIKUAR

2014-ta, viti që “paralizoj” Kosovën

Viti 2014 padyshim se do na e kujtoj ngërçin politik gjashtë muajsh, ngërç ky që e la Kosovën të “paralizuar”. Ishin zgjedhjet e 8 qershorit që tentuan të sjellin ndryshim në qeverisje, por ato vetëm sa e sollën Kosovën në një situatë shumë të vështirë.

Ngjarjet që e shënuan këtë vit që po e lëmë pas, nuk ishin hiq të mira për Kosovën. Pati nga ngjarjet më të këqija, nga rreziqet më të mëdha iu kanosen Kosovës, madje nuk përmbyllen ende, me gjasë se do të vazhdojnë edhe më tutje.
Me tentimin për të ndërruar qeverisjen në vend, u shpërbë Kuvendi, u mbajten zgjedhjet e përgjithshme, por u desht kohë e gjatë për të sjellë ndryshime. Këto zgjedhje e nxorën si parti të parë PDK-në, parti aspak të dëshiruar nga rivalët politikë. Derisa partitë tjerë u zotuan për të mos e lënë PDK-në të formoj institucionet, PDK-ja nuk hiqte dorë se atyre u takon të formojnë institucionet. Kështu partitë tjera formuan bllokun e quajtur VLAN.

Kështu për muaj më radhë LDK-AAK-VV e Nisma zhvilluan takime e u akomoduan nëpër pozita qeverisëse. Por Gjykata Kushtetuese kurrsesi të iu jepte atyre të drejtë. Kur blloku VLAN e zgjodhi për kryeparlamentar Isa Mustafën, ai me vendimin e Kushtetueses u pezullua e më pas u shpall I pavlefshëm. Mustafa duke e parë të pamundur formimin e institucioneve me bllokun, hoqi dorë nga Blloku dhe iu bashkua në qeverisje PDK-së. Kjo e fundit ia dha pozitën e kryeministrit.

Ndonëse u zgjodh ngërçi, shumë të tjerë mbetën të pakënaqur. Derisa qytetarët as nuk u gezuan as nuk u prish qejfi, pasi donin vetëm të tejkalonte kriza, shumë deputetë e figura të mëdha politike nuk u pajtuan me këtë koalicion. Madje anëtarë të kryesisë së LDK-së, votuan kundër kësaj qeverisje dhe kundër kryeparlamentarit.

Në vend të kryeparlamentarit erdhi njeriu më i përfolur i PDK-së, Kadri Veseli. Ai erdhi në krye të Kuvendit me një shumicë votash në Kuvend, ani pse u kritikua dhe u sha në forma të ndryshme. Me gjithë pakënaqësitë, Kosova tashmë ka Kuvendin, Qeverinë dhe kabinetin qeveritar, pa i përfshirë edhe zëvendësministrat.

Një tjetër problem që pati Kosovë po këtë vit, ishte rreziku nga terrorizmi. Ishte nje vit që iu kushtua Lavdrim Muhaxherit dhe shokëve të tij që po marrin pjesë në luftëra të huaja duke vrarë e masakruar njerëz. Muhaxheri i shfaq nëpër video e foto duke prerë koka njerëzish, që u bë top lajm nëpër të gjitha mediat. Një rrezik i tillë u pa edhe në Kosovë, ku pas një aksioni policor u arrestuan shumë persona të dyshuar si terroristë. Në këtë aksion nuk u kursyen as imamët e xhamive në Kosovë, përfshirë edhe Shefqet Krasniqin. Por më pas u liruan si të pafajshëm.

Një rrezik i ngjashëm ndodhi jo shumë kohë më parë edhe në Prishtinë. Një terrorist serb kishte në cak Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë për të hedhur një eksploziv që do të shkaktonte dëme të mëdha në njerëz e po ashtu dëme të mëdha materiale. Por fatmirësisht Policia e Kosovës reagoj shumë shpejtë dhe evitoj rrezikun duke e arrestuar terroristin serb, Slobodan Gavriq.

Problem tjetër që kohët e fundit është shumë aktual e që po bëhet thirrje për tu luftuar është çështja e migrimit. Çdo natë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, me qindra qytetarë po e braktisin vendin. Ata po nisen drejtë vendeve evropiane për të gjetur një jetë më të mirë. Ndonëse po vlerësohet si shqetësues për Kosovën, ende nuk po ndërmirret asgjë për të parandalur këtë çështje./Botasot/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...