20 të mitur nga Qendra Edukuese-Korrektuese në Lipjan certifikohen në disa profesione

PUBLIKUAR

Njëzet të mitur nga Qendra Edukuese-Korrektuese në Lipjan (QEKL), bashkë me mentorët, janë certifikuar për programet si rrobaqepësi, grafik-dizajn, floktari, TI dhe kulinari.

Siç bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes këtyre programeve këta 20 të mitur kanë arritur të marrin njohuri për të vepruar të pavarur në zbatimin dhe implementimin e programeve dhe gjithashtu të përdorin njohuritë në të ardhmen për punësimin e tyre, e pse jo të hapin edhe biznese të tyre private, përcjell “Zeri.info”.

Në anën tjetër, me qëllim të rritjes se higjienës dhe parandalimit të infektimit me COVID-19 organizata UNICEF dhe partnerët e saj kanë dhuruar për QEKL-në edhe material dezinfektues.

Programi UP-SHIFT, së bashku me UNICEF-in dhe “IPKO-Fondation”, është zbatuar nga zëvendësdrejtori i QEKL-së, Fitim Bërbatovci.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...