Kujdes, po vijnë Tuna dhe Geti (Foto)

PUBLIKUAR

kujdes-po-vijn-euml-tuna-dhe-geti-foto_hd
Superylli shqiptar, Tuna, duket se po i afrohet momentit që ka shumë kohë që po e presin adhuruesit e muzikës së saj, e po ashtu edhe rivalët e saj – lansimit të projektit të saj të madh në bashkëpunim me Getin – të parin pas superhitit “Fenix”.

Tuna ka kohë që ka punuar në projektin e saj të ri, i cili pason superhitin “Fenix”.

Videoklipin e ka punuar Entermedia dhe Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një klip me skena të nxehta, që e shfaqin Tunën më në formë se kurrë përkrah një prej reperëve po ashtu ikonik të skenës, Ghetto Geasyt.

Ky klip u xhirua në Turqi, në një prej hoteleve më të bukura. Një prej resorteve më speciale turistike, Mardan Palace.

Në xhirimet e klipit Tuna është shoqëruar nga një staf prej 16 personash, ku sigurisht ishte pjesë dhe reperi Cozman, i cili u përkujdes për detajet e këngëtares, kur dihet se të dy ishin protagonistë të hitit “Fenix”.

SHIKO MË SHUMË

Blero thotë se është i hapur për pozitën e Presidentit

Këngëtari i njohur, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Fero ndodhet në Dubai: Jam mirë

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pasi ka...

Beniada: Nuk jam single, është italian

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i...