19-vjeçari nga Prizreni arrestohet për armëmbajtje pa leje

PUBLIKUAR

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje, raporton Express

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në rrugën “Ankara” në Prizren, ka bërë të ditur policia përmes një komunikate.

“Me datë 29 shtator 2021, në rrugën “Ankara” në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMË, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është 19-vjeçar.

“Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt hetimore”, ka bërë të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...