1,877 raste aktive me coronavirus në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,877.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,114 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...