Vizita mjekësore në QKMF dhe punkte QMF dhe AMF, gjatë muajit janar janë Kregjistruar 18557 pacient.
Kështu bëhet e ditur në një raport për muajin janar nga Drejtorati për Shëndetësi dhe Perkujdesje Sociale në Lipjan.
Sipas këtij raporti, Vizita mjekësore familjare në QKMF 8387, Vizita mjeksore familjare në Punkte (QMF dhe AMF) 4014, Vizita emergjente 3759, Vizita stomatologjike 776, Vizita gjinekologjike 432, Vizita pediatrie 1030, Vizita pulmologjike 159.
Përmes projektit të AQH-së, gjatë muajit Janar, QKMF ka pranuar donacion një aparat të ri të EKG-së dhe një aparat laboratorik për matjen e hemoglobinës së glukogjenizuar (HbA1c) aparate këto të cilat tani më janë në shërbim të qytetarëve.


