17’vjeçari nga Ferizaj kishte paralajmëruar hakmarrjen në Facebook: Gjaku s’është ujë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Dje në mes të ditës, Kosova u trondit nga një vrasje që ndodhi në mes të qytetit të Ferizajt, ku një i ri 17’vjeçar e qëlloi me disa pluma 25’vjeçarin Mentor Aliu, i cili ndërroi jetë pak minuta më pas, raporton Express.

Siç edhe kishte raportuar Express dje gjatë ditës, vrasja ka ndodhur për shkak të një hakmarrje në mes të dy familjeve.

Dorasi, SH.R, madje, pak orë para se të kryente vrasjen kishte shkruar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografinë e vëllaut të tij me mbishkrimin “Gjaki o gjak seshte uj, gjithmone kujtime tona”.

Duke u bazuar në burime mirë të informuara në prokurorinë e shtetit, vite më parë një familjar i viktimës e ka vrarë një familjar të të dyshuarit.

“Motivi është hakmarrje. Një familjar i viktimës e ka vrarë më herët një familjar të të dyshuarit. Gjithçka po hetohet nga prokuroria”, tha një burim i besueshëm për Gazetën Express.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar të dyshuarin kryesor lidhur me këtë rast. Bëhet fjalë për SH.R., 17-vjeçar. Njëherit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Më shumë rreth rastit kliko këtu.

=

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...