17 vjeçari në Ferizaj s’i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident, gjobitet me 600 euro

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ia kanë bërë me shenjë një shoferi që të ndalet, mirëpo ai ka vazhduar lëvizjen duke u përplasur me një automjet tjetër.

“Më datë 05.01.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VË Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën stop të dhënë nga policia. Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.”

Policia thotë se 17 vjeçari nuk ka pasur patentë shofer dhe automjeti s’kishte regjistrim.

“Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.”

Ai është gjobitur:

-150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë

-250 euro gjobë për shkaktim të aksidentit të trafikut

– 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit

– Është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, si dhe automjeti është konfiskuar përkohësisht.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë qytetarët që të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.”

SHIKO MË SHUMË

Qendra “Gjenocidi në Kosovë’ kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference...

Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të ish-krerëve

Më 26 shtator, në Dusseldorf të Gjermanisë, është paralajmëruar një protestë në mbështetje të...

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e...